ARRSH ka dhënë njoftim zyrtar mbi gjendjen e akseve kombëtare nga veriu në jug. Në Kukës dhe Tropojë ka pasur rreshje bore gjatë natës, por tani qarkullimi vazhdon normalisht.

Ndërkohë në aksin Elbasan-Librazhd ka patur rënie intertesh, por qarkullimi tashmë bëhet me dy kalime.

Edhe në Berat-Çorovodë dhe Strelcë-Moglicë ka patur probleme, por tani qarkullimi vijon normalisht teksa po punohet për pastrimin e plotë të të gjitha akseve.

 

NJOFTIMI NGA ARRSH

?Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë natës ka pasur reshje bore ?në qarkun e Kukësit dhe të Tropojës ? është punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vazhdon normalisht.

⚠️Po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime.

⚠️Po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.

#ARRSH #MIE

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb