ARRSH njofton se si pasojë e reshjeve të shiut ka rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan, saktësisht afër Murashit.

Sipas njoftimit zyrtar, kontraktori i mirëmbajtjes ndodhet në terren por drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes.

ARRSH paralajmëron drejtuesit të udhëtojnë me kujdes, të reduktojnë shpejtësinë e respektojnë sinjalistikën.

 

STATUSI NGA ARRSH

?Rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan, afër Murashit, një zonë problematike sa herë që ka reshje ?

?Kontraktori i mirëmbajtjes i ndodhur në terren po punon me mjete ? e punëtorë ?‍♂️ për pastrimin e plotë të rrugës për ta rikthyer qarkullimin në normalitet ?

⚠️Drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes për shkak të reshjeve dhe lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb