Autoriteti Portual Durrës, ka njoftuar të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar biletat për të lundruar me traget mbrëmjen e sotme drejt Barit(Itali), se për shkak të kushteve të vështira të motit, nisja nga Porti i Durrësit do të bëhet disa orë me vonesë.

“Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Njoftojmë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar biletat për të lundruar me traget mbrëmjen e sotme drejt Barit(Itali) se për shkak të kushteve të vështira të motit, nisja nga Porti i Durrësit do të bëhet me disa orë vonesë. Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me to. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe sapo të kemi një njoftim për normalizimin e situatës, do e bëjmë të ditur në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: