Zonat e thella malore në Qarkun e Dibrës po përballen me një acar të vërtetë prej 3 ditësh. Në Lurë e Kala të Dodës banorët janë të izoluar totalisht. Në fshatin Pleshtan të Kalasë së Dodës banorët apelojnë për ndërhyrje, pasi po iu mbaron baza ushqimore.

Dali Gjorllaku thotë se trashësia e borës atje është mbi 1 metër, ndërsa  baza ushqimore është mbaruar.

Daliu ndodhet i izoluar bashkë me 200 krerë bagëti larg banesës tek stalla, ndërsa shprehet se e ka të pamundur të sigurojë edhe ushqim për ta. Po ashtu, në këtë fshat prej 3 ditësh mungon energjia elektrike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb