Situata e përkeqësuar e kushteve atmosferike ka shkaktuar problematika në zona të ndryshme ne vend.

Në një bilanc të bërë nga Bashkia Shkodër për situatën e aktuale bëhet me dije se  në disa njësi të këtij qyteti kanë mbetur pa energji elektrike.

Përkatësisht NJ.A Rrethina nuk ka furnizim me energji elektrike në fshatrat Bardhaj, Hoti I Ri, Golem, Shtoj i ri, po ashtu në NjA Ana Malit dhe Në NJA Pult nuk kanë furnizim me energji elektrike.

Sakaq bëhet me dije se Rruga Shkodër – Theth, në Qafthore është e bllokuar për shkak të dëborës.

 Raport mbi situatën në Bashkinë Shkodër:

▶️ në NJ.A Rrethina nuk ka furnizim me energji elektrike në fshatrat Bardhaj, Hoti I Ri, Golem, Shtoj i ri.

▶️ në NjA Ana Malit nuk ka furnizimme  energji elektrike. Janë Rreth 150-200 ha toke e përmbytur në fushën e Muriqanit. Kjo përmbytje vjen nga përroi ndërkufitar “Perroi Balvaderit”.

▶️Në NJA Dajç, kanali ujitës që vjen nga Bërdica është burim përmbytjesh në zonën e banuar në fshatin Darragjat, Shirq për arsyen se portat që shërbejnë për bllokimin e ujit nuk ekzistojnë fare. Për këtē shqetesim janë të informuar Drejtoria Rajonale e Bordit të Kullimit Lezhë.

▶️Situata ne NJA Postribe është normale sot. Reshjet e dy netëve më përpara kanë shkaktuar pak dëm në rrugë duke dalë kanali vaditës. Administratori I Njësisë bashkë me banoret e lagjes Rrasek kanë pastruar rrugën.

▶️ Në NJA Pult nuk ka furnizim me energji elektrike, e cila mungon që natën e mbrëmshme.

▶️Në NJA Shalë energjia elektrike sapo është rikthyer. Nuk ka patur furnizim me energji elektrike që natën e mbrëmshme për shkak të dëmtimeve për shkak të motit të rënduar. Rruga Shkodër – Theth, në Qafthore është e bllokuar për shkak të dëborës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb