GRAMSH – Reshjet e dendura të shiut kanë bllokuar 9 fshatra në komunën Kukur në Gramsh, pasi rrugët janë bërë të pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së dherave.

Kreu i komunës Kukur, Luan Kokla kërkon ndërhyrjen e qarkut për zhbllokimin e rrugëve, pasi komuna nuk disponon mjetet e duhura për të normalizuar situatën.

Ndërkohë, moti vijon të jetë i paqëndrueshëm dhe reshjet e shiut rinisin herë pas here, duke bërë të pamundur edhe mbërritjen e fëmijëve në shkolla.

Kryekomunari Kokla bën të ditur se është pezulluar mësimi në 6 shkolla në fshatrat e komunës Kukur, pasi mjetet e transportit nuk kanë funksionuar gjatë ditës së sotme.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: