GRAMSH

Temperaturat e uleta dhe stuhite e debores qe vershuan ditet e fundit mbi vendin izoluan disa fshatra malore ne rrethin e Gramshit ku trashesia arriti nga 1 meter deri ne dy meter

Bashkia Gramsh ka nxjerre ne terren grupin e emergjencave per te pare situaten dhe per tu ardhur ne ndihme banoreve te fshatrave te izoluar, raporton për BalkanWeb gazetari Shkelzen Henkoja

Drejt fshatit Rovje dhe Grabove jane derguar dy traktore borepastrues per te bere te mundur hapjen e rrugeve, gjithashtu nga specialistet e emergjences keshillohet qe ne keto akse kalimi ne disa pjese te rruges te behet me zinxhire dhe gjate nates drejtuesit e mjeteve te mos udhetojne vetem por te shoqeruar.

Aktualisht ne Gramsh te gjitha akset rrugore te fshatrave jane te kalueshem

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: