DURRES-Dy tragete të linjës Durrës-Bari kanë mbërritur në portin e Durrësit, 8 orë me vonesë. Moti i keq ka bërë që dallgët në det të hapur të arrijnë deri në 8 ballë, duke vështirësuar lundrimin e trageteve.

Rreth orës 17:00 në portin e Durrësit janë ankoruar tragetet “Rapsodia” dhe “Rigel”, të cilët ishin nisur nga Bari dhe pritej të mbërrinin 8 orë më parë.

Kapiteneria e Porteve bëri të ditur se si pasojë e motit të keq dhe dallgëzimit, “janë pezulluar lundrimet e të gjitha anijeve”.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: