Rajoni i Shkodrës është përfshirë nga moti i keq gjatë dy ditëve të fundit duke shkaktuar dëme në rrjetin elektrik.

Kështu bën të ditur Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, ndërsa deklaron se grupet e avarisë, Njësia Shkodra 3 ndodhen në terren për të rikuperuar linjat e prekura.

Në kushte tepër të vështira, në rrugë të amortizuara malore që kalojnë buzë humnerave, e në reshje të vazhdueshme shiu, punonjësit po punojnë për normalizimin e situatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb