Porti i Barit në Itali ka pezulluar lundrimet drejt Durrësit për shkak të motit të keq dhe erës së fortë.

BalkanWeb mëson se dy tragete të linjës Durrës-Bari nuk do të lundrojnë ditën e sotme, teksa edhe për anijet e tonazhit ët vogël dhe peshkarexhat është pezulluar lundrimi.

Dallgëzimi i madh në det nga 7 deri në 8 ballë ia pamundëson lundrimin në detin Adriatik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb