Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një rrëshqitje dheu të ndodhur në provincën Risaralda të Kolumbisë.

Shërbimi i Menaxhimit të Fatkeqësive në vend , rrëshqitja e dherave ka ndodhur pasi vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje të rrëmbyeshme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur përkatësisht pranë qytetit Pereira në komunitetin Doskebrada, zonë e cila njihet për plantacione të mëdha kafeje.

Ndërkohë autoritetet lokale kanë evakuuar shumë banorë në lagjen La Esnafa pas vërshimit të lumit Otun.

Rrëshqitjet e dheut janë në Kolumbi thuajse ndodhin shpesh, për shkak të terrenit malor, shirave të dendur dhe ndërtimit të dobët të shtëpive.

Në vitin 2017, një rrëshqitje dheu në qytetin Mokoa vrau më shumë se 320 njerëz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb