Reshjet e dëborës kanë “pushtuar” veriun e Shqipërisë ndërsa në disa qarqe janë regjistruar edhe problematike në lëvizjen e mjeteve. Kështu në qarkun Shkodër, në pjesën e Qafë Thores, tek tunelet panoramike rruga vazhdon të jetë e bllokuar.

Gazetari Senad Nikshiqi bën me dije se aksi Bogë-Theth vazhdon të jetë i bllokuar në segmentin prej rreth 600 m në zonën e tuneleve.Në  aksin Tamarë-Vermosh, reshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë gjithë natës me intensitet të lartë dhe vazhdojnë edhe tani.

Është punuar pa pushim me  dy borëpastruese dhe me mjete të tjera duke mbajtur të hapur aksin rrugor.

Përditësimi i situatës:

Akset e tjera kanë rënie inertesh të cilët pastrohen nga kontraktori.

Aksi Qafë Mali- Fierzë ka reshje bore deri në 25 cm.

Aksi rrugor Shkodër-Theth në Qafë Thore ka 1m bore, nga Boga e pakalueshme për momentin.

Aksi rrugor Shkodër-Vermosh në Qafë të Berdalecit ka më shumë se 50 cm borë, për momentin e pakalueshme, dhe po punohet me borëpastruese për hapjen e rrugës.

Aksi rrugor Shkodër-Pukë-Fushë Arrëz ka prezencë bore, janë te kalueshme, borëpastrueset punojnë në pastrimin e borës.

Tek Harku i Bërdicës nuk ka prezencë uji. Gjatë natës nuk janë regjistruar telefonata për ndihmë në Sallën Operative të DVP Shkodër.

Ndërkohë rreth 200 abonentë janë pa energji elektrike në Qafë Bordolec-Vermosh, dhe një segment ne Hajmel.

Janë pa energji edhe Gjegjani dhe dy Fidera te N/St Vrake.

Ndërkohë niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.10 me një rënie prej 5 cm në orën 18.00 të ditës së djeshme.

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.20 m me nje rritje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1120 Ha, e pandryshuar me oren 18.00 te dates 20.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e pembytur.

Rruga e obotit ka presence uji 55 cm, e pandryshuar me oren 18.00 e dates 20.01.2023.

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.

Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet i kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.

Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore ( siperfaqe toke mbas argjinatures).

Bashkia Puke:

Ne bashkine Puke gjate nates ka pasur reshje debore rreth 10 cm, vijon pastrimi i rrugeve nga Drejtoria e Sherbimeve, nuk kemi rruge te bllokuara,  energjia elektrike mungon ne njesite Administrative Gjegjan.

Bashkia Fushe Arrez:

Ne bashkine Fushe-Arrez ka pasur reshje debore rreth 15 cm. Rruget jane te hapura dhe qarkullime ne disa akse behet me zinxhir, vazhdon te kemi probleme me furnizimin me energji elektrike ne disa fshatra.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb