Selaniku dhe Kalkidiki po ndjejnë barrën e fenomeneve të rënda të motit në orët e fundit, pasi trafiku është ndërprerë plotësisht ndërsa ujërat kanë përmbytur shumë zona. Qarkullimi është ndërprerë në pesë pika, ndërsa rruga nacionale Selanik-Kavala në lartësinë e Retinës është gjithashtu e mbyllur.

Uno

 

Në të njëjtën kohë, lumi Anthemountas është tejmbushur, duke çuar në përmbytjen e aeroportit të Pereas, ndërsa ka bllokime të trafikut.

Reshjet e shumta të shiut gjithashtu ndërprenë shërbimet e transportit publik, por fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës nuk u prekën. Shkollat pothuajse ​​në te gjithë Greqinë Veriore u mbyllen sot.

Deri më tani nga moti i keq në vendin fqinj ka humbur jetën një i moshuar makina e të cilit u rrëmbye nga uji.  Ndërkohë që Korfuzi ka shpallur edhe gjendjen e emergjencës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb