Kapiteneria e Portit të Vlorës ka pezulluar lundrimin detare për sot dhe nesër për shkak të motit të keq dhe detit të trazuar me një forcë 6-7 ballë dhe erë 25 metër në sekondë. Ndërkohë që dallgët shkojnë deri në 2.5 metra jashtë gjirit të Vlorës.

Sipas urdhrit është ndaluar nisja e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese, ndërkohë që tragetet do të vijojnë udhëtimet sipas itinerareve të përcaktuara.

NJOFTIMI I PLOTË
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 27 – 28 mars 2023 duke filluar nga ora 09:00 datë 27 mars 2023 në drejtimin Jug-Juglindje dhe Veri-Veriperëndim në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

1.Është ndaluar dhënia e leje – nisjes gjatë datave 27 – 28 mars 2023 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe janë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

2. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 27 – 28 Mars 2023.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 28 Mars 2023 ora 12:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb