BALLSH- Moti i keq me reshje dhe erëra të forta që ka përfshirë vendin tonë ka shkaktuar edhe probleme në disa qytete.

OSHEE njofton se sipas pasojë e një defekti në 35kV Patos – Ballsh nga moti i keq, kane mbetur pa energji elektrike qyteti i Ballshit dhe disa fshatra përreth.

Pavarësisht motit te keq, OSHEE bën me dije se punonjësit janë në terren duke punuar për riparimin e linjës dhe rikthimin e energjisë elektrike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb