TIRANE- Pas temperaturave të larta, kryeqyteti është ‘mbërthyer’ nga moti i keq. Pasditen e sotme, shi i rrëmbyeshëm dhe me rrufe ka nisur të bjerë të Tiranë.

Ndërkohë, janë regjistruar edhe disa incidente. Siç shihet në disa foto të siguruara nga LSA, tek galeria FAB, në rrugën ‘Ibrahim Rugova’, një skelë prej hekuri ka rënë nga një fasadë që po ndërtohej, duke përfunduar kështu në rrugë.

Nga të dhënat e siguruara nga ‘BalkanWeb’ fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga ngjarja, ndërkohë që u rrezikuan disa makina që ishin parkuar në krahun tjetër të rrugës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: