ELBASAN

Shtabi i Emergjencave në Elbasan është thirrur urgjentisëht nga Prefekti i qarkut, Klevis Xhoxhi për shkak të motit të keq të ditës së sotme.

Prefekti kërkoi gatishmëri nga të gjitha institucfionet, ndërsa kryebashkiaku Gledian Llatja raportoi se në qytetin e Elbasanit gjendja momentalisht është e qetë.

Probleme ka vetëm në disa akse dhe në disa fshatra si Gracen, Labinot, Mal apo Shushicë.

 

  • foto galeri
  • foto galeri

NJOFTIMI NGA PREFEKTURA ELBASAN

PREFEKTI MBLEDH SHTABIN E EMERGJENCAVE

Prefekti i Qarkut Elbasan, Klevis Xhoxhi, thirri në një mbledhje urgjente Shtabin e Emnergjencave, nisur nga situate e përkeqësuar e motit. Vetë Prefekti Xhoxhi i bëri një përmbledhje situatës në të cilën ndodhet Qarku, ndërkohë që kërkoi nga të gjithë institucionet gadishmëri maksimale dhe të jenë në shërbim të qytetarëve.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, pohoi se situate përgjithësisht në qytetin e Elbasanit është e qetë, ndërsa probleme raportohen në disa fshatra në Njësive Administrative Gracen, Labinot Mal apo Shushicë. Llatja dha edhe një njoftim të rëndësishëm për kopshtet dhe shkollat.

Për situatën e reshjeve në qarkun e Elbasanit, raportuan edhe drejtues të insitucioneve të tjera, të cilët e konsideruan aktualisht të qëndrueshme dhe kanë marrë të gjitha masat për ta përballuar, edhe pse në zona të thella paraqiten vështirësi, sidomos në disa akse rrugore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb