BERAT

Reshjet e shiut, që kanë rënë me shumë intensitet që prej mbrëmjes së djeshme, kanë rrëzuar masive gurësh shkëmbor në rrugë, në aksin nacional Berat-Poliçan.

Masivet e gurëve që kanë rënë dhe vazhdojnë të bien në rrugë kanë sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve përgjatë aksit rrugor që lidh Beratin me Poliçanin.

Që prej mesditës së sotme, automjetet janë duke qarkulluar me vështirësi në këtë aks, duke u përpjekur të anashkalojnë dhe shmangin gurët që shkëputen nga faqja kodrinore, që në shumë raste janë bërë edhe burim aksidenti.

Edhe pse masivet e gurëve kanë mbuluar rrugën, nga Drejtoria e Shërbimit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në bashkinë e Poliçanit nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e gurëve nga rruga apo vendosjen e tabelave sinjalizuese që të paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes në këtë rrugë, ku mund të ketë rrezik.

Kamera e News24 ka përshkuar këtë segment rrugor, nga qyteti i Poliçanit në drejtim të Beratit, ku vihen re rrëshqitje të shumta të masiveve me gurë. Pjesa më problematike paraqitet në fshatin Vodicë, ku vihet edhe një prezencë më e madhe e masiveve shkëmborë në të gjithë gjatësinë e rrugës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb