BULQIZË

Dibra është një nga qarqet më të prekura nga moti i keq. Por ndërsa bora ka pushuar, problem janë ngricat, sidomos për lëvizjen e banorëve dhe qarkullimin e mjeteve.

Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se ulja e vazhdueshme e temperaturave gjatë këtyre dy ditëve ka bërë që të krijohen probleme me furnizimin me ujë të pijshëm në disa lagje të qytetit të Bulqizës.

Ngricat
Ngricat

Më problematike paraqitet situata në njësinë Martanesh ku i gjithë qyteti i Krastës është pa ujë të pijshëm që prej ditës së djeshme për shkak të ngrirjes së tubacionit kryesor.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: