Moti i keq dhe me erë të fortë ka përfshirë së fundi shtetin fqinj Italinë duke lënë të paktën tre  persona të vdekur në Lazio, dy në zonën e Frusinate dhe një në Guidonia.

Sipas mediave italiane dy viktimat e para u zunë poshtë nga rrënojat e një muri  të lartë i cili për shkak të erës së fortë u shemb rreth orës 10.00 të mengjesit me orën lokale në Alviato.

Ndërkohë viktimat e identifikuara janë Guido Albassi, 71-vjeç Veroli, Carlo Diana 73-vjeç ndërkohë që edhe dy persona mbetën të plagosur nga ky incident të cilët u dërguan në spital

Ndërkohë në zonën e  Guidonia afër Romës, u shënua viktima e trëtë pasi një- 45 vjeçar  humbi jetën për shkak të rënies së një peme mbi makinën e tij .

Sakaq në zonën e Napolit, një aksident tjetër është shënuar si pasojë e motit të keq nga rënia e pemëve në rrugë duke lënë të plagosur dy persona të tjerë që ndodheshin në makinën e tyre.Mediat italiane raportojnë se me vendim të autoriteteve bashkiake, janë mbyllur disa shkolla në Napoli dhe Benevento dhe në disa komuna të tjera në Itali.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb