MALIQ

Moti i keq që ka përfshirë juglindjen e vendit ka shkaktuar jo pak probleme.

Përveç dëmeve në bujqësi mesditën e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec era e fortë ka rrëzuar një pemë duke bllokuar kështu një anë të aksit.

Aktualisht po punohet për heqjen e pemës dhe kthimin në normalitet të trafikut

Reshjet që kanë përfshirë zonën e Maliqit mëngjesin e sotëm kanë bërë disa dëme në të mbjellat e fermerëve të fshatrave të Maliqit.

Kryesisht dëmet janë regjistruar në fshatrat Pendavinj dhe Tërovë ndërsa sipas informacioneve nga bujqësia janë shkaktuar dëme në 3 dynymë qepë dhe disa parcela gruri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb