LAÇ- Moti i keq duket se ka ‘mbërthyer’ vendin, ndërsa problematike paraqitet situata në Laç.

Sipas të dhënave që disponon “News24” dhe “BalkanWeb”, për të monitoruar nga afër situatën, ministri i Bujqësisë është nisur drejt zonës së përmbytur.

Po ashtu, mësohet se aty ndodhen edhe specialistë të bordit të kullimit, dhe prefekti i Qarkut Lezhë dhe kryetari i Bashkisë së Laçit. Si pasojë e nivelit të lartë të reshjeve, përroi që kalon mes përmes qytetit të Laçit doli nga shtrati duke përmbytur qendrën e qytetit si dhe katet e para të disa shtëpive dhe bizneseve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: