Moti i keq ka mbërthyer Milanon në Itali, ku shpejtësia e erës shkon deri në 90 km/h.

Si pasojë kanë rrëzuar pemë të shumtë në rrugët e qytetit, ndërsa po ashtu, janë thyer dhjetëra xhama dyqanesh e godina të tjera.

Dëme ka pasur edhe në stacionet e transportit publik, ku janë shkëputur një pjesë e mbulesës së çatisë.

Dy persona, një burrë dhe një grua, janë përplasur nga një pemë në Rho. 64-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin Niguarda.

Ai ka pësuar dëmtime në bark, këmbë dhe shpatull, ndërsa 66-vjeçarja është lënduar në shpinë dhe në gju. Ajo u dërgua në dhomën e urgjencës në Rho, e ka marrë vetëm disa shenja të lehta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb