TIRANË-Kryebashkiakiu i Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një statusi në Facebook, në orët e para të mëngjesit të sotëm u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës të kenë kujdes për shkak të motit të keq. Veliaj kërkon që të evitohen lëvizjet sidomos në zonat rurale dhe pranë përrenjve, ndërsa prioritet për ndihmë duhet të kenë fëmijët dhe të moshuarit.

‘’Shira dhe mjegull e dendur në zonën e Tiranës, evitoni lëvizjet sidomos në zonat rurale pranë lumenjve e përrenjve.
24 administratorët e Tiranës janë në gatishmëri maksimale. Në rast nevoje ju lutemi telefononi:
Bashkia – 0800 0888
Policia – 129
Zjarrfiksja – 128
Kini prioritet ndihmën për fëmijët e të moshuarit.
Bashkia Tirane ‪#‎Bashke‬’’- ka shkruar Veliaj në Facebook.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb