Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin, anijet me pasagjerë të linjave Korfuz-Sarandë, të parashikuar për të mbërritur në Portin e Sarandës sot paradite, kanë anuluar lundrimin.

Në këtë mënyrë edhe udhëtimet e pasdites Sarandë-Korfuz janë anuluar.

Lundrimi pritet ti rikthehet normalitetit në datën 12 janar. Ndërkaq bëhet me dije se lundrimi gjithashtu është pezulluar edhe për anijet e peshkimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: