Operatori i Sistemit të Shpërndarjes OSSH, pjesë e OSHEE , ka njoftuar pas informacioneve për përkeqësim të motit se ka ngritur grupin e gatishmërisë në dispecerinë qendrore, për menaxhimin e situatës së furnizimit në 11 rajone.

Sipas OSSH u vendosën në gatishmëri, bashkë me bazën materiale, rreth 2100 punonjës, duke nisur nga N/stacionet, e deri në nivel kabine (TU).

Nga raportimet e orës  15:00 situata e furnizimit me energji elektrike paraqitet e përmirësuar në masën 90%.

Nga 27 fidra të dalë jashtë pune (ora 07:00), aktualisht vetëm 3 kanë mbetur në regjim avarie, për të cilat po punohet intensivisht, pavarësisht kushteve të motit.

Është rikthyer energjia për 73% të konsumatorëve të prekur nga defektet. Problematika ka në zonat e thella rurale.

Pothuajse në të gjitha rajonet kemi përmirësim, deri në zgjidhje përfundimtare të problemit të furnizimit me energji. Aktualisht rajoni më i prekur është zona e Peshkopisë dhe disi Elbasani, ku reshjet e dëborës kanë sjellë probleme.

Theksojmë se për zonat problematike, raportohet rikthim të energjisë në Rrajcë – Hotolisht (Librazhd), zgjidhje e defektit në NSt Kurbnesh (Burrel), Nst Farkë (Tiranë) dhe Smokthinë (Vlorë), riparuar plotesisht difektet në rajonin Gjirokastër, si Kardhiq, Lefterhor, etj.

Gjithashtu pas problemeve në hidrovorët e Gocaj dhe Grugë Zezë (Lezhë), të cilët kanë marrë zgjidhje, aktualisht të gjithë fidrat që furnizojnë këto objekte me rëndësi (përfshi dhe spitalet) janë në punë.

Whatsapp Image 2022 01 21 At 16.53.25

Whatsapp Image 2022 01 21 At 16.53.25 (1)

Whatsapp Image 2022 01 21 At 16.53.24

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: