TIRANE- OSHEE ka reaguar ditën e sotme lidhur me situatën e krijuar në mbarë vendin si pasojë e reshjeve të shiut dhe dëborës. Duke sqaruar situatën e furnizimit me energji, OSHEE sqaron se gjatë natës u stakuan 18 fidra.

Ndërsa theksohet se punonjësit po punojnë për riparimin e defekteve dhe normalizimin e situatës, OSHEE ndalet edhe tek zonat me problematike.

“Pavarësisht motit të keq, tashmë edhe me reshje dëbore në disa zona të vendit, Shoqëria OSHEE është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve nëpërmjet rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike.

Mbremë, rreth orës 22.00, ishin vetëm 3 fidra të stakuar, por gjatë natës, me përkeqësimin e motit, numri i tyre shkoi në 18.

Pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE funksionon sistemi Call Center 04 22 74 141, i cili trajton ccdo ditë me dhjetëra telefonata dhe po rrit efektivitetin e zgjidhjes së difekteve, pas raportimin pranë kësaj qendre të problematikave në furnizimin me energji elektrike nga ana e abonentit.

Gjate dites se sotme grupet e OSHEE-se (rreth 1800 punonjës) po punojnë për riparimin e difekteve në kohe sa më të shpejte në të gjithë Rajonet.

Theksojmë se, pranë të gjithë fiderave që ushqejnë hidrovorët janëgrupet e gadishmërisë të cilët shërbejnë 24 orë. Informacionet nga terreni raportojnë se të gjitha hidrovoret janë në punë, po ashtu edhe sintitucionet e rëndësishme, si spitalet, po marrin energji elektrike”, sqaron OSHEE.

Gjithsesi, ndër rajonet më problematike janë ato të Fierit, Durrësit dhe Burrelit për shkak te kohes së keqe me shi dhe erë, ku zona e Burrelit ka dhe reshje dëbore, duke sjellë kështu stakimin e disa fiderave.

Kryesisht kanë qenë të stakuar fidera dhe kabina fundore të cilat kanë qenë në zona rurale dhe me terren të veshtirë.

Brigadat e eleminimit të avarisë dhe ato te gadishmerise jenë duke punuar për vënien në pune sa me shpejt të fidrave dhe furnizimin me energji të konsumatoreve.

Ndërkohë OSHEE ka dhënë informacionet për furnizimin me e energji elektrike deri në orën 22:00 të ditës së sotme. Sipas OSHEE grupet në terren po punojnë për vënien në punë të 38 fiderave të cilët janë jashtë funksionit për shkak të motit të keq. Më problematike paraqitet situata në zonën e Korçës, Burrelit, Elbasanit dhe Kukësit. Të gjitha fiderat që furnizojnë spitalet janë në gjendje pune.


Zonat më të prekura nga difektet janë:


Rajoni Tiranë:

Zall Bastar, Shën Gjerg, Linzë dhe Yzberishti (pjesërisht)

Rajoni Durrës:
Ura e Gjolës, Budëll, Bubq, Dari, Mazhë e Madhe, Plazhi i Spillesë, Gjepalaj, Shahinaj dhe ish-Kenete

Rajoni Shkoder:
Rrethina/Lezhë, Shkodër, Gjadë dhe Koman

Rajoni Burrel:
Laç, Rrëmullë/Burrel, Fan/ Rrëshen; Fshatrat: Gurrë e Madhe, Gurre e Vogël, Dom, Mishter, Borovjan, Kander, Kastriot, Kishavec, Rashnopoje, Sohodolletj

Rajoni Korçë:

Pjesërisht Velçani

Rajoni Fier:
Fshatrat: Jagodin, Suk1, Suk 2, Arabaj, Komuna Levan, Lagfjet: Qenas, Kastriot, 16 Prili, Komuna Terbuf: Sulzotaj, Shënepremte, Germenj i Vogel, Bishcukas, Cermë Pasha, Cerme Shkumbin. Cermë e Sipërme. Cerme Proshk, Ndërmarrja e Naftës dhe Gazit

Rajoni Kukës:
Papaj, Sopot, Borje dhe Shishtavec.

Rajoni Elbasan:
Zona Lunik (pjesërisht), Rrajcë/Librazhd, Papër/Cërrik

Rajoni Gjirokaster:

Fshati Lazarat


(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: