Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka deklaroi se tashmë është koha që t’ju ofrohet ndihmë qytetarëve që vuajnë sot izolimin për shkak të motit të keq nga reshjet e borës, por dhe ata që banesat e të cilëve janë përmbytur.

Përmes një mesazhi, Duka thekson se nuk është momenti për demagogji elektorale.

“Situata nga përmbytjet dhe izolimi rrezikon qindra familje. Të identifikohen dhe të ndihmohet çdo familje me ushqime në fshatrat e bllokuara në zonat e largëta. Të asistohet me shërbimet e nevojshme shëndetësore çdo familje në nevojë. Të hapen rrugët e fshatrave sepse banorët dhe aktiviteti i tyre janë në mbijetesë. Banorët e zonave të përmbytura për një kohë të gjatë, kanë humbje të jashtëzakonshme në shtëpitë dhe prodhimet e tyre.

Ata duhen kompensuar për humbjet e shkaktuara nga Korporata Energjitike e Shqipërisë dhe duhen ndihmuar me grante nga qeveria, në mënyrë që të rinisin aktivitetet e tyre. Bashkëpunimi me pushtetin vendor në Shkodër është detyrim ligjor. Mungesa e bashkëpunimit rrezikon diskriminim partiak.
Eliminimi i pasojave nga vonesat në ndihmat jetike ndaj këtyre familjeve, kërkon përkushtim dhe punë konkrete dhe jo demagogji elektorale.”, tha Duka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: