Policia e Shtetit iu ka bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet në disa akse të vendit, për shkak të motit të keq, që ka sjellë përmbytje në disa rrugë. Përmes një njoftimi në ‘Facebook’, policia bëri thirrje që të shmangen lëvizjet në zonat më të rrezikuara dhe akset më problematike si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin.

Problematika serioze janë hasur në pjesën jugore të vendit, por edhe në Lezhë, Shkodër e Dibër kushtet e këqija atmosferike kanë sjellë përmbytje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Apeli i Policisë
Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë pandërprerë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika serioze, kryesisht në pjesën jugore të vendit, por edhe në Lezhë, Shkodër e Dibër.

Ashtu si autoritetet e emergjencave apo ato të infrastrukturës, edhe shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën e shërbimeve në akset problematike.

Policia e Shtetit udhëzon qytetarët të shmangin lëvizjet në zonat e prekura nga vërshimi i ujërave, si dhe të bëjnë kujdes të shtuar e t’iu përgjigjen pa humbur kohë thirrjeve të autoriteteve shtetërore, në rast emergjencash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb