Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një përmbledhje të situatës në akset rrugore, për shkak të motit të keq që ka përfshirë këto ditë vendin.

Përmes një njoftimi në ‘Facebook’ ARRSH bënë me dije se në Kalimash-Fushë Arrëz po punohet akoma për pastrimin e rrugës, si dhe në Elbasan-Peqin, Berat-Çorovodë, Peshkopi-Qafë Drajë km 30.5, Sarandë-Borsh ku janë instaluar sinjalistika provizore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Gjatë natës dhe ne orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu që kanë sjellë edhe rënie gurësh e materialesh në rrugë. Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në terren dhe kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës, si në Kalimash-Fushë Arrëz ku po punohet akoma për pastrimin e rrugës, Elbasan-Peqin, Berat-Çorovodë, Peshkopi-Qafë Drajë km 30.5, Sarandë-Borsh ku janë instaluar new jersey dhe sinjalistika provizore. Nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset kombëtare. Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë sjeljë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë dhe Vlorë. Shiu ka sjellë përmbytje në shumë zona të Bulqizës, ndërsa si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë është rritur niveli i ujit në fshatin Murqinë, ndërsa mësohet se rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit. Prej ditësh moti ka qenë i paqëndrueshëm duke sjellë përmbytje, rrëshqitje dherash, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të disa fshatrave.”, theksohet në njoftimin e ARRSH-së.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb