Kanë mjaftuar pak minuta reshje shiu me intensitet të lartë që problemi i kahershëm me prezencë uji në disa lagje e rrugë të Lezhës të rikthehet.

Gazetari Elidon Ndreka ka raportuar se uji përmbyti rrugët dhe bllokoi hyrjet e pallateve.

Kjo krijoi vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Kjo situatë u krijua në një kohë të shkurtër si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë.

Situata është më problematike në lagjen “Beslidhja”, ku niveli i ujit ka arritur në disa centimetra dhe njerëzit e kanë të pamundur të dalin nga banesat e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb