FIER-KUKËS-Dy lagje janë përmbytur në qytetin e Fierit për shkak të dalies nga shtrati të lumit Gjanica. Shirat e dendur të një nate më parë kanë përmbytur dhjetëra banesa dhe disa biznese në lagjet ‘1 Maji’ e ‘Konferenca e Pezës’. Për shkak të futjes së ujit në banesa janë djegur shumë pajisje elektroshtëpiake.
KUKËS, BLLOKOHEN DISA KOMUNA NGA DËBORA
Ndërkohë në Qarkun e Kukësit disa komuna janë bllokuar nga dëbora e rënë një natë më parë. Në zonat e thella trashësia e dëborës arrin në 50 cm ndërsa në afërsi të tunelit të Kalimashit rreth 40 cm. Deri tani të bllokuara janë komunat Arren, Zapod, Grykecaj dhe Bushtricë. Ndërkohë për shkak të dëmtimit të shtyllave Kukësi dhe Hasi prej mbrëmjes së djeshme kanë mbetur pa energji elektrike. Reshje të dendura dëbore ka pasur dhe në Bulqizë e Dibër.
(a.n/BalkanWeb)