VLORË

Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla detare dhe anijeve të peshkimit në Vlorë. Ky vendim është marrë sot nga Kapitaneria e Vlorës.

Shkak është bërë moti i keq, që ka shkaktuar det shumë të trazuar.

Kujtojmë se prej ditësh është paralajmëruar se periudha 22 deri në 26 janar vendi ynë do të përfshihet nga reshjet e shiut, ndërsa nuk përjashtohen as përmbytjet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: