Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka pezulluar punën e disa trageteve që bëjnë linjat drejt bregdetit shqiptar.

Mësohet se lundrimi është pezulluar për tragetet e linjës Sarandë Korfuz, ndërkohë që anijeve të peshkimit iu është bërë thirrje që të ndalin lundrimin në det.

Ndërkohë, në Durrës është pezulluar lundrimi i peshkarexhave dhe mjeteve të tjera të vogla të lundrimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: