Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar në lidhje me situatën e shkaktuar si pasojë e motit të keq.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ thekson se situata në fjalë ishte parashikuar që para 10 ditësh dhe se asnjë masë nuk u mor.

REAGIMI I GJOSHËS
Dy ditët e fundit kanë nxjerrë në pah një problematikë të madhe të mënyrës se si funksionon shteti. Ka më shumë se 10 ditë që dihej qartë se këto ditë do të ishin të ftohta dhe me reshje bore, dhe është për të ardhur keq që asnjëherë nuk merren masa paraprake.
Aksi Lezhë-Milot, një nga rrugët kryesore në vend ka qëndruar e bllokuar për një kohë të gjatë, duke lënë në pritje me orë të tëra me dhjetra familjarë dhe qytetarë!
E nëse kjo ndodh në akset kryesore, imagjinoni cfarë ndodh në zonat e thella të vendit, si në Kalanë e Dodës në Dibër, ku jam e bindur se askush ende nuk ka shkuar për t’u përballur me realitetin!
Do të mjaftonte vetëm të merreshin masat duke vendosur disa borëpastruese në anë të rrugës, në disa nga pikat kryesore dhe situata nuk do të degradonte në mënyrë të tillë.
Në momente të tilla askush nuk kërkon mrekullira, por minimumi vëmendje dhe normalitet brenda gjithë kapaciteteve tona! Fatkeqësisht me këtë qeveri as gjërat bazike nuk vihen në dispozicion sepse qeveria ka harruar edhe detyrën kryesore të saj, të qeverisë për njerëzit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb