GJIROKASTËR– Reshjet e shumta në Gjirokastër kanë sjellë rrëshqitje masive të dheut. Si pasojë një pallat  rrezikon që të shembet në lagjen  “18 Shtatori”.

Menjëherë policia dhe Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë për evakuimin e  familjeve që banojnë në këtë pallat. Me lëvizjen e themeleve të pallatit, balta dhe uji kanë arritur deri në katin e dytë.

Reshjet e dendura kanë detyruar edhe banorët e shtëpive përreth që të jenë në gadishmëri të plotë për një evakuim të mundshëm.

Probleme ka dhe me përrenjtë, ku përroi i Çullës dhë përroi i Gjokanës kanë dalë nga shtrati. Reshjet vijojnë të jenë intensive edhe gjatë orëve të mbrëmjes së sotme.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb