SARANDE- Moti i keq si pasojë e reshjeve të dendura kanë ‘pushtuar’ një pjesë të madhe të vendit, ndërkohë që situata paraqitet problematike në Sarandës. Në këtë qytet mësohet se është pezulluar lundrimi në det, ndërsa dallgët arrijnë deri në 7 ballë.

Po ashtu, problematike paraqitet situata edhe në Bashkinë e Delvinës, pasi janë rritur ndjeshëm prurjet e lumit të Kalasës, duke rrezikuar kështu që të shembet ura e Vanes. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ kryetari i Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili tha se po ndërhyhet për të parandaluar prishjen e urës. Ai pohoi se nëse ura shembet, rreth 350 familje do të bllokohen.

“Situata është përkeqësuar. Po rrezikohet ura që u inaugurua nga ministrja Xhaçka, por punimit nuk kanë qenë aq të mira. Në fillim të dhjetorit bëmë një ndërhyrje provizore, por nuk e përmirësoi situatën”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb