Një rrëshqitje dheu për shkak të shirave të ditëve të fundit në Itali, ka shkaktuar shembje në varrezat e qytetit të Sant’Agata de’ Goti (Benevento).

Mediat italine raportojnë se gati më shumë se njëqind arkivole u tërhoqën nga rrëshqitja e dheut duke përfunduar në përrua.

Bëhet me dije se autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë në vend, dhe se me përmirësimin e motit do të nisë ripozicionimi i tyre.

“Ne respektojmë dhimbjen e familjarëve të të vdekurve, por kërkojmë mirëkuptim dhe bashkëpunim maksimal të mundshëm nga të gjithë, pa fajësuar padrejtësisht”, tha kryetari i bashkisë Sant’Agata dei Gotti, Salvatore Riccio.

Shumë nga familjarët e të vdekurve kanë kërkuar ndërhyrje gjyqësore për të konstatuar nëse ka përgjegjësi të pushtetit vendor, pasi banorët kishin vënë në dukje prej kohësh problemet në zonën e varrezave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb