Reshjet e mëdha të shiut që goditën brezin jugor të Tirrenit po shkaktojnë dëmet dhe problemet e para midis Campania-s dhe Basilicata-s, në jug të Italisë.

Në zonën e Salernos, 90 mm shi ra në Giffone Valle Piana, por pikërisht në Potentino dhe Irpinia ka përmbytje të mëdha, që kërkuan evakuimin e familjeve me gomone.

Mbrojtja Civile dhe administrata komunale e Forinos, gjithashtu, po vlerësojnë mundësinë e evakuimit të të gjithë fshatit, nëse shiu vazhdon të bjerë me të tilla përmasa.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb