KLOS- Ndërsa gjithë Shqipëria u zgjua sot në një situatë apokaliptike e krijuar nga moti i keq, reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet, nuk mungojnë as lajmet e këqija. Fatkeqësisht nga kjo situatë raportohet të kenë humbur jetën tre persona, njëri në Klos, i dyti në Këlcyrë dhe i treti në Tiranë.

40-VJECARIN E RREMBEN RRJEDHA E LUMIT
Në fshatin Plan i Bardhë të Klosit raportohet që rrjedha e lumit Mat të ketë marrë me vete një person.

Burime të BalkanWeb bëjnë me dije se personi që është mbytur është shtetasi Xhevehir Ndoj, rreth 40. Gazetari Enver Doçi duke iu referuar burimeve policore thotë se personi në fjalë është mbytur dhe se kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

50-VJECARI RREZOHET NGA ERA
Personi i dytë që ka humbur jetën është një 50-vjeçar në Këlcyrë. Kastriot Spahiu kishte dalë të rregullonte çatinë e banesës së tij në komunën Sukë të Këlcyrës, por është rrëmbyer nga era e fortë dhe është rrëzuar.

LUMI I TIRANËS NXJERR NJË PERSON TË MBYTUR, IDENTIFIKOHET PAS DISA ORESH
Viktima e tretë mësohet të jetë mbytur në lumin e Tiranës. Komisariati i në Kamëz, bën me dije se Lumi i Tiranës ka nxjerrë një kufomë të seksit mashkull. Vetem pas disa orësh hetime, viktima është identifikuar, ndërsa bëhet fjalë për Bajram Lala. Mësohet se 80-vjeçari ishte identifikuar nga i biri. Burime zyrtare pohojnë se Lala, banues në Nish Tullë, kishte dalë në mëngjes, ndërsa nuk dihen ende rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb