Moti i keq ka sjellë erë të fortë në Lezhë, por deri tani nga reshjet e shiut nuk raportohen probleme.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se lumenjtë janë nën kuotat kritike dhe hidrovorët në gatishmëri.

SITUATA NË QARKUN LEZHË
Ne Qarkun Lezhë situata paraqitet e qetë, sasia e reshjeve ka qenë rreth 15 mm shi
Nga strukturat e MC të bashkive deri tani nuk raportohen problem.
Aktualisht i gjithë territori i Qarkut Lezhë është përfshirë nga erëra me shpejtësi mesatare deri të vrullshme, gjatë natës.
Kuota lumit Drin aktualisht është +0.73 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, kuotat e lumit Mat dhe Gjadër kanë rritje të vogël pa krijuar problem. Hidrovorët janë gatishmëri.

Nga bashkia Lezhë nuk raportojnë probleme
Nga bashkia Kurbin nuk raportojnë probleme.
Nga bashkia Mirditë nuk raportojnë probleme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: