DURRES

Të paktën 2 tragete janë nisur sot me 6 orë vonesë nga porti i Durrësit. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se shkak i vonesës është moti i keq në detin Adriatik dhe prania e dallgëve të fuqishme.  Më herët Kapiteneria e Portit në Durrës ka njoftuar përkeqësim të motit në bregdetin tonë në drejtim jug-lindje në shkallën 7 të Boufort.

“Ne daten 22-23 Prill moti do te perkeqesohet. Bregdeti yne do te perfshihet nga era me drejtim jug-lindje dhe forca e detit do te jete 7 shkalla Boufort. Me qellim parandalimin e cdo situate te papritur per shkak te kushteve atmosferike kerkojme bashkepunimin e te gjithe subjekteve qe ushtrojne veprimtari ne fushen e detarise, per te marre te gjitha masat e nevojshme per sigurimin e mjeteve ne port dhe rritje e gadishmerise se ekuipazhit ne mjetet lundruese”-njoftonte Kapiteneria e Portit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb