ELBASAN- Tre aksidente janë shënuar në qarkun e Elbasanit përgjatë paradites së sotme. Gazetarja Iris Rezhda raporton për ‘BalkanWeb’ se aksidenti i parë u shënua në dalje të qytetit të Përrenjasit, por fatmirësisht pa pasojë për jetën.

Ndërkohë, rasti i dytë u regjistrua në dalje të Librazhidit. Sakaq, moti i keq ka favorizuar edhe tjetër aksident, ku tre mjete janë përplasur në Xibrakë.

‘BalkanWeb’ mëson se njëra prej makinave ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në kanal, ndërsa dy të tjetër në krahun tjetër të rrugës. Nga aksidentet në fjalë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.

Aksident Xibrake
Aksident Xibrake

Aksident Perrenjas
Aksident Perrenjas
Aksident Librazh
Aksident Librazh
Aksident Librazh
Aksident Librazh
Aksident Xibrake
Aksident Xibrake

Aksident Xibrake
Aksident Xibrake

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: