Situata problematike është paraqitur edhe në Durrës për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj tha për “BalkanWeb” se si pasojë e motit të keq ka pasur vonesa në tragetet e linjës Bari-Durrës. Gjithashtu theksoi se anijet e peshkimit janë të pezulluara prej 48 orësh.

“Vijojnë vonesat në tragete. Me tetë orë vonesë janë nisur traget nga Durrësi në Bari dhe e kundërta. Po ashtu të gjitha anijet e peshkimit janë të ankoruara Gjithashtu mëngjesin e sotëm qyteti i Durrës u përfshi në një rrebesh breshëri”, tha gazetarja Klodiana Haxhiaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb