Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton si paraqitet situata me energjinë në vend nga moti i keq.

OSHEE bën me dije se ka probleme të furnizimit me energji elektrike në disa zona, për shkak të reshjeve masive të shiut e dëborës që kanë mbërthyer vendin.

Njoftimi i OSHEE:

Nisur nga situata e krijuar prej motit te keq, ne disa zona te vendit ka probleme te furnizimit me energji elektrike.
Raportimet nga terreni jane dinamike, per rrjedhoje njoftimet tona do jene sipas zonave dhe specifikes.

Konkretisht, per rajonin Gjirokaster, situata paraqitet kritike per shkak te prurjes se lumejve nga reshjet e shumta.

Sikurse shihet ne video, linja 35Kv Gjirokastra 2-Grapsh ndodhet jashtë pune pasi eshte zhvendosur shtylla e tensionit te larte.
Pa energji ndodhent banoret e zonave Zagori, Grapsh, Dropull i Poshtem dhe Dropulli i Siperm.

Sakaq, si rezultat i rritjes se nivelit te ujit ne Nst Poçem (foto) eshte stakuar linja 35kV Ballsh-Poçem per efekt sigurie.
Brigadat e OSSH, Njësia Tensioni i Lartë ndodhet në terren.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb