DURRES- Italia është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë duke shkaktuar dëme të shumta si dhe 5 të vdekur deri tani. Si pasojë e kësaj situate porti i Barit në Itali është mbyllur përkohesisht.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se si pasojë e motit të keq në det, tragetet ‘A/F Franchesca’ dhe ‘F/B Bari’ do të nisen nga Porti i Durrësit drejt Barit në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë tragetet ‘Rigel 3’ dhe ‘AF Marina’ do të nisen nga Bari në drejtim të Durrësit në orën 07:00 të mëngjesit për të mbërritur pasditen e nesërme.

Dallgët në det aktualisht arrijnë në 8-9 ballë, ndërsa era arrin deri në 120 km/h. duke e bërë të pamundur lundrimin.

45008100 937704279755470 4262627489341243392 N

Shkollat janë mbyllur në mjaft rajone italiane e Drejtoria e Mbrojtjes Civile informon për një përkeqësim të motit gjatë mbrëmjes së sotme,

Në rajonin e  Sardenjës era e fortë ka arritur mbi 160 km/orë shpejtësi duke regjistruar dëme në komunat Narcao e Villaperuccio ndërsa në Kalabri një person rezulton i humbur pas përmbysjes së barkës së tij me vela në afërsi të molit të Lido di Catanszaro.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb