Ndërsa reshjet e borës kanë vijuar me intensitet edhe gjatë natës në qarkun e Korçës, Prefektura njofton për situatën dhe gjendjen e rrugëve.

Temperaturat në zonat malore përllogariten deri në -6 grad, ndërsa trashësia e dëborës varion nga 8 cm në 20cm.

Gjatë natës është punuar për pastrimin e rrugëve dhe për kriposjen e tyre, por pavarësisht kësaj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave dimërore.

Vazhdojnë të jenë të izoluara komuna e Dardhasit të Sipërm, po ashtu edhe zona e Panaritit, Lekasit dhe Mesmalit ku bora ka arritur nga 20 deri në 40 cm.

Ka mungesë energjie në Njësinë Administrative Proptisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: