Ducati ia del të arrijë një rezultat të mrekullueshëm në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Holandës, në Moto GP. Vendi i parë i takon Francesco Bagnaia, një “pole position” për të, i cili do i japë një mundësi për të bërë gjithçka siç duhet në garën e nesërme.

Në vendin e dytë qëndron Fabio Quartararo. Quartararo (Yamaha), pavarësisht përpjekjeve, nuk shkoi më shumë sesa ky pozicion.  I pesti Alex Espargaro, me këtë të fundit që tregoi se nuk është në ditën e tij më të mirë.

Gara e Çmimit të Madh të Hollandës po pritet me padurim nga fansat e Moto GP. Më poshtë mund të shihni renditjen e sotme:

  1. Francesco Bagnaia (Ducati)
  2. Fabio Quartararo (Yamaha)
  3. Jorge Martin (Ducati)
  4. Marco Bezzeçhi (Ducati)
  5. Aleix Espargaro (Aprilia)
  6. Jack Miller (Ducati)
  7. Johann Zarco (Ducati)
  8. Miguel Oliveira (Ktm)
  9. Alex Rins (Suzuki)
  10. Brad Binder (Ktm)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: