TIRANË

Një aksident rrugor me plagosjen e dy personave ka ndodhur sot në rrugën “Dritan Hoxha” në kryeqytet. Sipas policisë, një motoçikletë  ka goditur një këmbësore, ndërsa nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe vetë drejtuesi. Të dy janë transportuar drejt spitalit dhe për fat të mirë nuk kanë asnjë rrezik për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.08.2019, rreth orës 13.00,  në rrugën “Dritan Hoxha”, një  motoçikletë ka goditur një këmbësore, shtetasen B.P, rreth 52 vjeçe, e cila u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar vetë drejtuesi i  motorit V.Gj, 30 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: