Një aksident është regjistruar sot në rrugën nacionale Himarë-Sarandë, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Borshit”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se motomjeti me drejtues shtetasin Artur Buxhelaj, 40 vjeç, banues në Qeparo, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: